Sot pasdite në Hajvali të Prishtinës dyshohet se është gjetur një mjet shpërthyes.
Policia bën të ditur për portalin arbresh.info se mjeti shpërthyes që është gjetur është predhë.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një zonë malore në fshatin Hajvali. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, për të siguruar zonën në fjalë”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.
“Në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), në vendngjarjes kanë dalë edhe ekipet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në deklaratë. /arbresh.info/
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës