Një grua 75-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Bresje të Fushë Kosovës këtë pasdite.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë.
Rreth orës 17:00,nga një ekip mjekësor, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës”.
“Viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...