Pasi shpërtheu skandali i mishit të prishur në Kosovë, një qytetar në Ferizaj ka gjetur një copë hekuri në sallamin e prodhuar nga kompania kosovare “Floren”.
Ky produkt i sallamit të gjedhit është blerë në rrjetin e marketeve ETC në Ferizaj.
Produktin kjo familje e kishte blerë më 9 mars të këtij viti, dhe e kanë hapur gjatë ditës së sotme.
Insajderi po ashtu mëson se këtë gjë e ka hasur një familje e një prokurori vendor, dhe që pritet që ai të ndërmerr hapa hetimor.
Gjatë këtij viti në Kosovë janë konfiskuar mijëra kilogram mish, të cilët është konstatuar të jetë me afat të skaduar e i prishur.
Floren është kompani kosovare, e cila merret me prodhimin e produkteve të mishit, siç janë sallamat, proshutat suxhuku etj.


Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...