Policia në Gjakovë njofton se ka arrestuar 17-vjeçarin i cili është babai i foshnjës që u lind nga një 14-vjeçare të martën.
Mëngjesin e së martës, një 14-vjeçare nga Gjakova është bërë nënë. Ajo ka lindur fëmijën në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërkaq babai i foshnjës ka ikur nga shtëpia.
Sot, policia e Gjakovës ka arritur ta gjejë dhe ta arrestojë të dyshuarin e moshës 17-vjeçare.
I dyshuari do të intervistohet, pasi ndaj tij është iniciuar rasti “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.
Përveç 17-vjeçarit, do të intervistohen edhe familja e tij dhe e të miturës.
17-vjeçari dhe 14-vjeçarja nga Gjakova kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë, ndërkaq për veprime të mëtejme ndaj këtij rasti do të marrë vendim sot Prokuroria.
Ndryshe, lidhur me këtë rast, ka raportuar policia përmes raportit 24 orësh.
“BASHKJETESË JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ -Gjakovë, 22.06.2021-06:30.Është raportuar se në repartin e gjinekologjisë QKUK, viktima femër kosovare (e mitur) ka lindur femijë dhe dyshohet se ka bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cilin gjendet në arrati”, ka bërë të ditur policia./arbresh.info/
Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë
Edi Rama: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan...
Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor...
Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos
Ramadani para ndeshjes me Celjen: Është e vështirë, por asse...
Selimi: Jam besimplotë se drejtësia do të na kthej në atdhe ...