Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij

08:53 | 22 Maj 2022
A Z

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren nga një dëshmitar.

Sipas policisë, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.