Një 10 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kabinë kamioni në Malishevë.
Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj i cili tha se 10 vjeçari është gjetur rreth orës 13:30 nga familjarët e tij.
Xhurkaj bëri të ditur se në vendin e ngjarjen është sekuestruar edhe një armë.
“Familjarët e kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës”, u shpreh ai.
“Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë”- ka shtuar Xhurkaj.
Tutje, Xhurkaj bëri të ditur se menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes./arbresh.info/
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...