Një grua është gjetur pa shenja jetë në një shtëpi në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar këtë për arbresh.info.
Ajo ka thënë gjithashtu se viktima është M.I. 39 vjeçe.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën se në rrugën “Demë Ahmeti” ne Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka hasur viktimën femër M.I. 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka shtuar gjithashtu se trupi i pajetë është dërguar për obduksion ndërsa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Me vendim te prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që njësitet policore janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka përfunduar ajo.
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...