Është gjetur sot në vijën kufitare Kosovë-Serbi personi i raportuar i zhdukur të hënën në komunën e Kllokotit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
Osmani tha se personit në fjalë i është ofruar trajtim mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe e mirë.
“Sot me datën 13.05.2025 si rezultat i angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional të Njësive Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është lokalizuar dhe gjetur personi i raportuar si i zhdukur më 12.05.2025 në komunën e Kllokotit. Personi është gjetur sot në orët e pasditës në një zonë pyjore afër vijës kufitare Kosovë-Sërbi në fshatin Kokaj dhe menjëherë pas gjetjes, ai është trajtuar nga ekipet mjekësore dhe sipas vlerësimeve gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe e mirë. Policia e Kosovës falënderon të gjitha njësitë e angazhuara dhe qytetarët që ofruan informacione të vlefshme për gjetjen e personit të zhdukur”, tha Osmani./Arbresh.info
Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vle...
Buxheti i Komunës së Prishtinës do të përfshihet në projekt-...
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, S...
LDK mban sot konferencë për Projektligjin për Buxhetin dhe b...
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...