Sot janë gjetur tre trupa të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.
Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor
Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” ka thënë Ahmetni. /arbresh.info/
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE