Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Rahovec, ka njoftuar se me datën 12.03.2019 rreth orës 14:00, një qytetar, siç e cilëson policia të ndërgjegjshëm, nga Rahoveci, ka gjetur një shumë të konsiderueshme të parave, në rrugën “Mulla Cufa”, në afërsi të semaforëve dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.
Përmes një komunikate për media, PK thotë se “përmes kamerave të sigurisë vërehet personi i cili ishte duke ecur në këmbë dhe nga pakujdesia i kanë rënë në trotuar një shumë e parave-monedha prej letre. Për shkak të pozicionit dhe objektivit të pa qartë që paraqet kamera e sigurisë, personi në fjalë ende është i panjohur për ne.”
Lusim të gjithë ata qytetarë të cilët kanë informata lidhur me këtë ngjarje të na ndihmojnë lidhur me identitetin e personit përmes ndonjë informate rreth ngjarjes së lartpërmendur, apo pronari i parave të humbura të paraqitet personalisht në SP-Rahovec për të dëshmuar identitetin e tij dhe për të vërtetuar pronësinë e parave, në mënyrë që të bëjë tërheqjen e mjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...