Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 74 lindje janë femra.
Më tej, ASK-ja në publikimin e radhës, ka njoftuar se janë regjistruar gjithsej 985 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 504 janë meshkuj dhe 481 janë femra.
Po ashtu në muajin e fundit të 2024-s, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 491 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 142 raste.
ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.
ASK-ja thotë se burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës.
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos