Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot “Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur” për vitin 2017, ndërsa nga ky publikim, numri i personave të mitur të akuzuar në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës, në vitin 2017, ishte 1.152 persona.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona të mitur, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2017, sipas mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, gjinisë, nacionalitetin e kryerësit të veprës penale, llojit të dënimit dhe masave të shqiptuara për kryesit e veprave penale.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i personave të mitur, të akuzuar në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës, në vitin 2017, ishte 1 152 persona.
Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me gjithsej 453 persona ose 39.3%.
Nga gjithsej 1 152 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 766 persona ose 66.5% e të akuzuarve.
Gjithashtu, edhe numri i të dënuarve ishte më i madh në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me gjithsej 364 persona, ose 47.5%.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...