Gjashtë vjet i kaloi nëpër spitalet e Kosovës. Shkoi edhe në Shqipëri e Turqi. Por pa ndonjë rezultat. Ani pse është veç një fëmijë 7 vjeçar, tërë këto vjet u përballë me shumë operacione, terapi nga më të ndryshmet. Herë i thanë që vuan nga leukemia, e herë nga tumori në boshtin kurrizor. Shërimin nuk e gjente dot.
Në fillim të këtij viti, familja Tërstena nga Ferizaj, me ndihmën e njerëzve qëllim-mirë, arriti ta dërgonte djalin në Gjermani për të kërkuar shërim. Tetë muaj mjekim atje rezultoi me të vetmin problem që Bleoni e ka që nga lindja-dallimin në gjatësinë e këmbëve, ku njërën e ka rreth tre centimetra më të shkurtë.
Ai u kthye në Kosovë vetëm një këpucë ortopedike që ia rekomanduan atje. Pa ndonjë ndërhyrje kirurgjike ose terapi për sëmundje të ndryshme. Thanë që Bleoni vuan vetëm nga ky problem dhe asnjë sëmundje tjetër.
Në fillim të 2015’ës, KosovaPress, solli rrëfimin për Bleonin i cili dita ditës po humbte fuqinë. Një numër i madh i njerëzve, nga Kosova e diaspora shqiptare, u lajmëruan e i dolën në ndihmë kësaj familje. Me ato para që i mblodhën, prindërit e Bleonit morën rrugën për në Gjermani, ku edhe qëndruan tetë muaj për t’ia kryer djalit t? ? gjitha kontrollet e nevojshme, në mënyrë që t’i përcaktohet diagnoza.
Nëna e Bleonit, Valdete Tërstena në një intervistë për KosovaPress, tregon se me çfarë diagnoze dolën mjekët në Gjermani.
“Të gjithë na kanë thënë që djali ka lloj të leukemisë, por nuk po mund ta përcaktojmë llojin, dhe palcën kurrizore e ka në tre vende të bllokuar me pjesë të trunit. Në Gjermani si kemi shkuar, na kanë thënë që leukemi nuk ka, tumor nuk ka, vetëm është problemi i këmbës që e ka më të shkurtë, këtu e kanë përcaktuar 1 centimetër e gjysmë, në Gjermani 3 centimetra, dhe këtu askush nuk më ka propozuar t’i jap këpucë ortopedike, që mos me iu shtrembëruar djalit as boshti kurrizor po as kuka”, thotë ajo.
Që nga lindja, Bleoni nuk jetoi asnjëherë si gjit hë moshatarët e tij. Qëndrimi nëpër spitale ia pamundësonte këtë.
“Kur e kam dërguar së pari tek mjeku, mjeku ia ka tërheq këmbët dhe ka thënë që djali i ka këmbët barabartë por t’i po bëhesh merak. Sikur ta dërgoja qysh atëherë djalin dikun tjetër, Gjermani ose kudo, e kishin përcaktua, djali prej moshës që ka nisë me ecë me pas këpucën ortopedike, djalit këto nuk i kish ndodhë, djali ka marrë terapi të kot këtu”, thotë ajo.
Fatmirësisht, prindërit thonë se Bleoni veç ka nisë të drejtojë trupin, falë këpucës ortopedike që po e mbanë tash e sa muaj.
Mjekët në Gjermani, u kanë thënë prindërve se pasi t’i mbush Bleoni 16 vjet, duhet të kontrollohet në të njejtin spital dhe t’i bëhet një ndërhyrje. Ka pak shpresë që këmbët do të mund t’i përafrohen.
Ani pse problemi i Bleonit nuk mund të shërohet në tërësi, prindërit mezi përshkruan gëzimin që kanë pas kur e kanë kuptuar që djali i tyre nuk vuan nga leukemia ose tumori.
Gjashtë vjet ankth për familjen Tërstena, duke trokitur në dyert e çdo kujt që mendonin se mund të iu ndihmojë ta shërojnë djalin.
Lajmi i mirë se djali i tyre nuk ka ndonjë sëmundje të rëndë që e afron me vdekjen, u kushtoj aty para, netë pa gjumë e edhe dënim nga shteti-ndalesa e hyrjes për dy vjet në zonën shengen.
Pasi që ata nuk mund ta dërgonin djalin në Francë apo Gjermani, sipas procedurave të rregullta, ata nuk pritën dot. U nisën nëpër rrugë ilegale. Megjithatë, dëshmitë mjekësore që i kishin me vete, iu ndihmuan që lehtësisht atje të vazhdojnë rrugën për çka edhe ishin nisur- kërkimin e shërimit të Bleonit.
Gjashtë vjet, Bleoni i kaloi nëpër spitale të Kosovës, Shqipërisë e Turqisë. Askund nuk gjeti shërim. Siç tregojnë prindërit e tij, në Gjermani u thanë se gjithë ato operacione të bëra e ajo terapi që e ka marrë që 6 vjet, ka qenë e panevojshme. Prindërit e Bleonit, tregojnë se mjekët atje u kanë thënë që krejt çka ka pasë nevojë djali i tyre, është një këpucë ortopedike që të rregullojë drejtpeshimin.
Problemi i tij qenka nga lindja. E që me një ndërhyrje në moshën 16 vjeçare mund të përmirësohet pak.
Tani, Bleon Tërstena nga Ferizaj, pritet që së shpejti të ri-fillojë shkollën, dhe me ndihmën e këpucës ortopedike të mund të jetojë normalisht.
FBK-ja e dënon incidentin e ndodhur në Gjakovë, paralajmëron...
Mitrovicë, sulm ndaj stafit në Ortopedi
Me kërkesë të ShBA-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret...
“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrë...
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës venezuelase
Supremja rrëzon ankesën e PDK’së për anulimin e votave me po...