Një grabitje ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë, ku një qytetar është sulmuar dhe grabitur nga gjashtë persona të panjohur.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit e kanë kanosur dhe sulmuar viktimën, duke i marrë portofolin me para dhe një telefon mobil. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Prishtinë 14.04.2025-16:00. Është raportuar se gjashtë të dyshuar të panjohur duke e kanosur dhe sulmuar kanë grabitur portofolin me para dhe telefonin nga ankuesi mashkull kosovar. Lidhur me rastin i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, po ashtu është njoftuar edhe prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Arbresh.info
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...