Komuna e Gjakovës, sot ka mbajtur dëgjimin publik ku është bërë prezantimi i skemës së granteve për biznese të vogla dhe të mesme, ku edhe është hapur zyrtarisht aplikimi i cili do të zgjasë deri më 5 gusht 2015, njofton kumtesa komunale.
Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar përfaqësuesit e bizneseve të pranishëm se kjo skemë e granteve aplikohet për herë të parë nga Komuna e Gjakovës dhe ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për bizneset e vogla, si dhe ato të rrezikuara, siç janë për shembull arti zanatet, etj.
”Sot, bëhet prezantimi teknik për formën e aplikimit, në mënyrë që ju të parashtroni pyetje që i konsideroni me interes, njëkohësisht një ide shumë e rëndësishme është fakti se suksesi i skemës së këtyre granteve, është edhe thirrje për donatorët potencial” është shprehur kryetarja Mimoza Kusari Lila.
Më pas, Abetare Domi, udhëheqëse e Zyrës për Informim në Komunën e Gjakovës, ka bërë prezantimin e nevojshëm teknik për t’u sjellë sqarimet e duhura bizneseve të interesuara që mund të aplikojnë sipas kritereve të përcaktuara, siç është regjistrimi i ndërmarrjes në Komunën e Gjakovës, kryerja e obligimeve tatimore, të ketë të punësuar së paku dy persona, etj. Për kushtet e përfitimit të grantit vlera maksimale është deri në pesë mijë euro, ndërkohë që mund të financohen mjetet fikse, mjetet e punës, etj. Aplikimi mund të bëhet nga shkarkimi i aplikacionit e cila gjendet në faqen zyrtare të Komunës. Në mënyrë që aplikuesve t’u ofrohen lehtësira teknike, janë angazhuar edhe dy konsulentë të cilët do të asistojnë në përpilimin e dokumentacioneve të nevojshme për aplikim në skemën e granteve.
Silvana Domi, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik, ka theksuar se jemi Komuna e parë në Kosovë që themelojmë këtë fond zhvillimor ku do të përfitojnë bizneseve të vogla për një zhvillim më të madh. Kjo është vetëm ftesa e parë, pasi Drejtoria për Zhvillim Ekonomik do të ketë edhe shpallje tjera periodike. Në këtë dëgjim publik qytetarët kanë parashtruar pyetje dhe kërkesa të ndryshme për sqarime rreth aplikimit, kritereve ku janë njoftuar më gjerësisht nga drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Kryetarja e Komunës.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim