Gjakovarit ia vjedhin targat e veturës në këmbim të borxhit

09:05 | 20 Mars 2022
A Z

Një i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, pasi kishte vjedhur targa të veturës.

Sipas policisë, të dyshuarit, targat i kishte marrë në këmbim të një borxhi që i kishte viktima.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Ali Ibra, Gjakovë, 19.03.2022 – 07:00. Është i identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili i kishte marrë targat e veturës së ankuesit mashkull kosovar. Sipas deklarimit të të dyshuarit, targat i kishte marrë në këmbim të një borxhi që i kishte viktima. Targat e veturës i janë kthyer pronarit. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/