Komuna e Gjakovës, ajo e Gjilanit dhe e Vitisë, dot do të zhvillojnë disa aktivitete kulturore për nder të Ditës së Çlirimit.
Në Gjakovë nga ora 10, do të bëhen homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”, nga ora 12 do të bëhet dhurim vullnetar i gjakut, pastaj në orën 18 do të ketë ekspozitë personale nga autori Agron Mulliqi, në Galerinë e Arteve, Pallati i Kulturës “Arsim Vokshi”.
Në orën 18:30, do të zhvillohet punëtoria me fëmijë 5-11 vjeç “Teknologjia dhe loja”.
Në 20:30 do të shfaqet filmi “Zgjoi” e në orën 22 do të ketë performancë muzikore Ashikët & Friends, në parkun Kulturor “Ali Podrimja”.
Në Gjilan në orën 09:00 deri në 10:00 do të shënohet aktiviteti “Vrapimi i lirisë”.
Në 11:00, do të zhvillohen garat komunale të notit.
Për nder të çlirimit të Gjilanit, në orën 15:00, do të zhvillohet program i shkurtër i bibliotekës, ballë për ballë me poetin.
Në orën 20:00, do të shfaqet monodrama “Cili je… cili je…”, i Bedri Selmanit, në teatrin e qytetit.
Ndërkaq në Vitit, në orën 9:30 do të mbahet një seancë solemne.
Në 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Në orën 10:30, do të ketë aktivitet shtegtim me biçikleta.
Ndërsa me fillim nga ora 19:00, do të mbahet koncert festiv në sheshin e qytetit./klankosova/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...