Në kuadër të 16 diteshit të fushatës së Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore dhe UN Women Kosovo, organizoi aktivitete në ambientetet e Kuvendit. Këtij aktiviteti iu bashkuan edhe deputet e Kuvendit, të cilët shprehën solidarizimin e tyre, kundër dhunës në baza gjinore.
Kryetarja e grupit të Grave Deputete, Megjide Mjaku-Topalli, gjatë seancës së sotme, në shenjë përkrahjeje të kësaj fushate, shprehu shqetësimin e saj ndaj dhunës së gruas, e cila, sipas saj, është duke rezultuar edhe me humbje të jetës.
“Humbja e jetës së nënave, bashkëshorteve, vajzave, motrave duhet të jetë një alarm për të gjitha institucionet përgjegjëse në vend”,tha Mjaku Topalli.
Kryetarja e GGD-së tha se veprimet e dhunshme janë bërë shumë të shpeshta në përditshmërinë tonë. Dhuna ne familje ndaj grave, shtoi ajo, është duke e dëmtuar rëndë jetën e grave, e cila përbën shkelje të rënd të të drejtave të njeriut. Krahas kësaj, ajo, bëri thirrje për vëmendje dhe domosdoshmëri të reagimit me kohë.
Mjaku-Topalli e quajti të pajustifikueshëm mosveprimin e përgjegjësve institucional për t’ju dalë në mbrojtje viktimave të dhunës në familje.
“Institucionet e vendit kanë punuar shumë për të zhvilluar dhe nxjerrë ligjet dhe politikat kombëtare, duke u mbështetur në instrumentet ndërkombëtare, për të trajtuar pabarazitë gjinore dhe kushtet që diskriminojnë gratë/femrat dhe i vendosin në pozita nënshtruese në sferat publike dhe ato private. Kjo tregon për angazhimin serioz dhe përgjegjësinë për trajtimin me prioritet te fenomenit te dhunës ne familje”, deklaroi Mjaku- Topalli. /Arbresh.info
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...