Gëzim Kelmendi kujton Isa Boletinin dhe Haxhi Zekën

15:46 | 23 Janar 2017
M. A.

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kujtuar Isa Boletinin dhe Haxhi Zekën. Deputeti i pavarur i Kuvendit, Kelmedi e ka çmuar lartë kontributin e tyre për të mbrojtur atdheun nga forcat serbo-malazeze.

Me 23 Janar 1916 në Podgoricë u vra nga forcat malazeze Komandanti Suprem Isa Boletini së bashku me dy djemtë e tij Halilin dhe Seidin.

“Këtë sakrificë të juajën, më së miri e kuptuan ata djem dhe vajza të UÇK-së në krye me Komandantin legjendar Adem Jasharin”, ka shkruar ndër të tjera Kelmendi në ‘Facebook’.

Komunikata e plotë e Kelmenndit:

Me 23 Janar 1899 filloj punimet Kuvendi i Pejës i udhëhequr nga patrioti dhe intelektuali i madh Haxhi Zeka. Ky Kuvend u emërtua “Lidhja e Pejës Besa-Besë”.

Rruga dhe sakrifica e juaj për ta mbrojtur atdheun nga forcat serbo – malazeze ishte dhe do të mbetet frymëzim i yni për të punuar për popullin dhe vendin tonë.

Këtë sakrificë të juajën, më së miri e kuptuan ata djem dhe vajza të UÇK-së në krye me Komandantin legjendar Adem Jasharin.

Ju duam, lutemi për ju dhe rruga juaj është frymëzim i yni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme