Luan Haradinaj, djali i heroit Shkëlzen Haradinaj dhe që mban emrin e xhaxhait të tij, është fejuar sot me Anila Sylajn nga Gjilani.
Lajmi është bërë i ditur nga axha i tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka ndarë emocionet e kësaj dite të veçantë për familjen.
“Në ditën që na bashkon e na gëzon, Kapiten Luan Haradinaj vulosi një hap të ri të jetës, u fejua me Anila Sylaj nga Gjilani. Ashtu siç e don tradita, bashkë me Dautin, Frashërin, Vetonin dhe dajën e Luanit, Selim Fetahaj, ishim në familjen Sylaj për të kërkuar dorën e Anilës, duke e nisur kështu një kapitull të ri për Luanin dhe Anilën. Urime për Luanin dhe Anilën! Qoftë ky një rrugëtim i mbushur me gëzime gjatë gjithë jetës!”, shkroi kreu i AAK-së./Arbresh.info



Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...