Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvall ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Udhëtimi i diplomates kosovare për në SHBA ka ardhur pas ftesës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së, shkruan arbresh.info.
“Me ftesë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, kryediplomatja Gërvalla udhëton për në SHBA Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken, do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së”, thuhet në njoftim.
Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.
Në marxhinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdoj lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari