Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Zvicër me ftesë të homologut të saj zviceran, Ignazio Cassis, për të marrë pjesë në konferencën për veprimin ndaj minave në Ukrainë (UMAC2024).
Siç thuhet në njoftim, konferenca do të mbahet më 17 dhe 18 tetor 2024 në Lozanë, Zvicër, transmeton Arbresh.info.
“Kjo konferencë, e bashkë-organizuar nga Zvicra dhe Ukraina, synon të mbledhë përfaqësues të nivelit të lartë nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe sektori privat për të diskutuar çështje kyçe të veprimit humanitar ndaj minave dhe ndikimin e tij në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, thuhet në njoftim.
“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit në çminimin e zonave të minuara, duke kontribuar jo vetëm në sigurinë kombëtare, por edhe në misionet ndërkombëtare. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë thekson përkushtimin e vendit tonë për paqen dhe sigurinë globale”, thuhet tutje në njoftimin e MPJD-së./Arbresh.info
Presidenti i Federatës së futbollit turk u premton lojtarëve...
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për posedim dhe shitje të...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...