Bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbim tregtar, turizëm, shkëmbim të përvojave në qeverisje të mirë dhe proceset integruese të Kosovës, ishin temat kyçe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pati në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih me Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës z. Ian Borg.
Gjatë takimit bilateral, Ministrja Gërvalla falënderoi homologun e saj për mbështetjen që Malta i ka dhënë Kosovës duke theksuar se shteti ynë po ecën me hapa të sigurtë drejt përparimit thelbësor në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE dhe NATO, duke ndërmarrë reforma të thella në ekonomi, politika zhvillimore, legjislacion, luftë kundër korrupsionit dhe progres të përgjithshëm shoqëror.
Marrë parasysh që Malta këtë vit kryeson OSBE-në, Ministrja Gërvalla dhe Ministri Borg diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushat që mbulon ky mekanizëm i rëndësishëm ndërkombëtar./Arbresh.info


Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin