Në kuadër të vizitës dy ditore në Principatën e Monakos, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është pritur nga homologia e saj, Ministrja e Punëve të Jashtme e Principatës së Monakos, Isabelle Berro-Amadei.
Në atmosferë tejet miqësore u diskutuan tema të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare, forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimin e përvojave në diplomacinë publike etj, përcjell Arbresh.info
Gjatë takimit Ministrja Gërvalla njoftoi homologen e saj, Berro-Amadei edhe për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit të Serbisë në Banjskë dhe rreziqet që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Tutje Ministrja Gërvalla falënderoi Principatën e Monakos për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, në fushën e telekomunikimit, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje për Kosovën në fitimin e së drejtës për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA si dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.
Ministrja Gërvalla falënderoi Ministren Berro-Amadei për mikpritjen e përzemërt dhe e ftoi të vizitojë Republikën e Kosovës./Arbresh.info/
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...