Kandidatja e VV’së për deputete, Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë se Vjosa Osmanit nuk i mbeti vend në LDK.
Madje ajo tha se Osmanin e larguan partia e saj në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
“Osmanit nuk i mbeti vend në LDK, ajo nuk u largua, por e larguan në mënyrën më të shëmtuar të mundshme”, është shprehur Gërvalla Schwarz, në emisionin DPT.
Tutje, ajo sqaroi edhe pse u largua nga LDK’ja.
“Momenti kur unë jam larguar nga LDK’ja nuk është përplasja ime fizike përpara Këshillit të Përgjithshëm por unë edhe mbas atyre skenave të shëmtuara jam munduar megjithatë brenda LDK’së të përpiqem që me sa më shumë njerëz të realizojmë atë që secili votues i LDK’së e ka kërkuar nga ne. Pra të rrijmë në LDK dhe të kujdesemi që LDK’ja të mos mbetet e pareformuar dhe të thyhet betoni që e ka krijuar Isa Mustafa me një pjesë të Kryesisë së LDK’së, që të gjithë i njohim”, tha
“Unë jam larguar nga LDK’ja në momentin që rezolucioni im ka qenë që sado djem e vajza të mira të këtë në këtë strukturë të LDK’së kaq është Kryesia e LDK’së jo e gatshme, ndoshta tërësisht e paaftë që t’i lejojë ata djem dhe vajza në këtë strukturë. Kur kam kuptuar që kjo strukturë s’bën reformë unë jam larguar”, shtoi ajo.
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...