Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasoprës, Donika Gërvalla, ka thënë bërë homazhe tek varri i heroit, Ismet Rrahmani, në 26-vjetorin e rënies së tij.
Ajo përmes një postimi në Facebook, tha se mësuesi Ismet Rrahmani ishte frymëzim për ata që e deshën lirinë më shumë se jetën, shkruan Arbresh.info.
“Shtatori i vitit 1998 do e gjente larg nxënësve dhe shkollës që udhëhiqte para se ajo të mbyllej dhe ai të merrte në krah pushkën e lirisë.Në kohë lufte, në ato ditë të errëta dhe të vështira, qindra qytetarë erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit mësuesit që u bë komandant, aktivistit që u bë simbol i qëndresës, heroit, Ismet Rrahmani”, ka shkruar ajo.
“Në 26 vjetorin e rënies, te kulla e heroit, në fshatin Aqarevë të Skenderajt bëmë nderime duke përkujtuar dhe vlerësuar lartë jetën dhe veprën, sakrificën dhe vetëflijimin për liri. Ismet Rrahmani nuk ishte thjesht një njeri i diturisë, por një frymëzim për ata që e deshën lirinë më shumë se jetën. Sakrifica e tij është gurthemeli mbi të cilin është ndërtuar liria jonë, dhe vetëflijimi i tij është përjetësisht i gdhendur në kujtesën tonë kolektive”, ka thënë Gërvalla./Arbresh.info/
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...