Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar që krimineli serb, Millan Radoiçiq të i dorëzohet Kosovës tani.
Kjo deklaratë e Gërvallës vjen pasi autoritetet serbe e liruan Radoiçiqin nga paraburgimi, pasi ky i fundit morri përgjegjësin për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, shkruan Arbresh.info.
Ministrja e MPJD-së përmes një postimi në platformën X ka thënë se arrestimi e pas një dite lirimi i Radoiçiqit, është një proces farsë.
”Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, ka shkruar Gërvalla./Arbresh.info
The swift release of terrorist Radoičić the day after his arrest in Serbia proves that this entire process is a charade.
The Serbian state ordered the attack on the Kosova Police, and cannot be expected to deliver justice.
Radoičić must be handed over to Kosova now. pic.twitter.com/hs3bJ95zB6
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 4, 2023
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK