Njohja e Kosovës nga Greqia është në të mirë të paqes në Ballkan.
Kështu tha Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla pas takimit më homologun e saj grek, Nikos Dendias.
“Me optimizëm i pres hapat për marrëdhënie tona të ndërsjellta, në fushën e ekonomisë e tregtisë e të politikës. Greqia është një fqinjë e rëndësishme për ne. Me Greqinë ndajmë mendimin që integrimi në NATO është i rëndësishëm. Kosova dhe Greqia janë pajtuar që të ngrihet zyra në Athinë dhe të kthehet në zyre ekonomike. Njohja dhe pavarësia e vendit tonë përfshirë Greqinë e konsiderojmë si një kontribut për paqe në Ballkan. Duke pasur parasysh faktin që Greqia e sheh pavarësinë e Kosovës nga një kënd tjetër do të vazhdojmë dialogun rreth kësaj çështje. Me kolegun tim biseduam rreth bashkëpunimit kulturor e ekonomik”./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje