Gërvalla nga Vlora: Shekulli 21 përfundimisht do të jetë i shqiptarëve

12:29 | 28 Nëntor 2025
E.K

Kryediplomatja në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit të saj në Vlorë si pjesë e delegacionit kosovar për manifestimet e Ditës së Pavarësisë, ka deklaruar se shekulli XXI do të jetë “shekulli i shqiptarëve”.

Ajo theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të thellojnë bashkëpunimin për të avancuar drejt strukturave euroatlantike.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë si dy shtete motra që kanë arritur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në çdo fushë si të tilla duhet të intensifikojnë edhe më tej bashkëpunimin e tyre me qëllim që qytetarët shqiptar në të dy shtetet tona por edhe në mbarë viset shqiptare të në Ballkan gëzojnë prosperitet, zhvillim edhe të gjithë së bashku t’i afrohemi BE-së, Kosova të anëtarësohet në NATO , dhe së bashku me Shqipërinë dhe me gjithë shqiptarët në viset e tyre të shfrytëzojmë shekullin 21 i cili përfundimisht do të jetë shekulli i shqiptarëve”, deklaroi Gërvalla e cika po qëndron në Vlorë si delegacion i Kosovës në kuadër të manifestimeve atje për Ditën e Pavarësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale