Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi takime përmbajtësore me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Radosław Sikorski, si dhe me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, z. Ian Borg, në margjinat e Ministerialit të mbajtur në Taorminë, me rastin e 70-vjetorit të Konferencës së Messinës.
Në këto takime, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të aleatëve evropianë në rrugën euroatlantike të Kosovës, duke e konsideruar këtë mbështetje thelbësore në një periudhë sfidash për Evropën dhe botën demokratike.
“Mbështetja e aleatëve si Polonia dhe Malta është thelbësore për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. Në të njëjtën kohë, gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe për të shtyrë përpara agjendat e përbashkëta mbetet një pikë kyçe e përkushtimit tonë të ndërsjellë,” njoftoi Ministrja Gërvalla.
Ajo theksoi se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj si një faktor i qëndrueshëm në rajon dhe si një partner i besueshëm në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh për paqen, sigurinë dhe të ardhmen evropiane./Arbresh.info/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...