Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Luksemburg, ku do të marrë pjesë në darkën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo darkë pune zhvillohet në margjinat e takimit të rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, ku ndër temat e agjendës është edhe procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ky takim joformal është organizuar me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, znj. Kaja Kallas, dhe synon të ofrojë një platformë për një shkëmbim të hapur dhe të drejtpërdrejtë mes shefave të diplomacisë së vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit. Ndër të tjera, Ministrja Gërvalla pritet të mbajë edhe takime bilaterale me një numër ministrash të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me të cilët do të diskutojë zhvillimet e fundit në rajon, rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe rëndësinë e përfshirjes së barabartë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset integruese”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit