Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla në paraqitjen e saj të sotme në Shkup deklaroi se “Ballkani i Hapur”, si iniciativë për bashkëpunim rajonal, për Republikën e Kosovës paraqet ide të rrezikshme, shkruan Alsat. Gërvalla tha se kjo iniciativë rrezikon qëllimin e përbashkët të vendeve nga rajoni, respektivisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Pa i mohuar të drejtën asnjë shteti të pavarur dhe sovran të marr vendimet e tij se në ciln iniciativë të merr pjesë, se me kënd dëshiron të krijojë koalicione të vogla apo të mëdha, si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të mini-shenhgenit, që nga dita e djeshme Ballkanit të Hapur, e konsiderojmë si të rrezikshme. Sikur përçohet mesazhi sikur kemi alternativë ndaj rrugës tonë të përbashkët si rajon drejt BE-së”, tha mes tjerash Gërvalla./alsat.m/
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania