Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka falënderuar qytetarët të cilët kanë marr pjesë mbrëmë në festën “Faleminderit mërgatë” që u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Gërvalla tha se ishte një festë e paharrueshme, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Falënderime të përzemërta për ata mijëra qytetarë të Kosovës nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët mbrëmë morën pjesë masivisht dhe krijuan një atmosferë të mrekullueshme në festën “Faleminderit Mërgatë”! Ishte një festë e paharrueshme, një ditë e mbushur plot emocione, krenari dhe momente që do të mbeten në zemrat tona përgjithmonë.
Një falenderim i veçantë për këngëtarët dhe artistët tanë nga mërgata dhe Kosova për paraqitjet e tyre të shkëlqyera, të dhuruara me zemër, pa asnjë kompensim material. Me këtë akt të veçantë, ata iu bashkuan respektit dhe mirënjohjes së thellë ndaj kontributit të mërgatës në çlirimin, pavarësimin dhe ndërtimin e Kosovës.
Faleminderit Policisë së Kosovës, organizatorëve dhe gjithë atyre që u angazhuan në këtë aktivitet!
Faleminderit Mërgatë! Ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës!/Arbresh.info
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...
42 aksidente brenda javës në rajonin e Ferizajt, mbi 1 mijë ...