Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Luksemburgut, Jean Asselborn, ndërsa biseduan për partneritetin bilateral dhe rrugën evropiane të Kosovës.
Pas takimit, Ministrja Gërvalla deklaroi se është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
“Luksemburgu vazhdon të mbështesë udhëtimin pa viza për të gjithë qytetarët e Kosovës në zonën Shengen. Luksemburgu qartazi e konsideron marrëdhënien me Kosovën si një partneritet të vërtetë”, ka thënë ajo.
Në njoftim thuhet se ministrat diskutuan në detaje për shumë fusha të bashkëpunimit siç janë: bashkëpunimi i ngushtë ekonomik, sferat e arsimit, shëndetësisë, sigurisë, kulturës si dhe perspektivën evropian sidomos të të rinjve.
Ministrja Gërvalla foli edhe rreth zhvillimeve në rajon dhe sfidave të lidhura me këto procese, ndërsa ftoi ministrin Asselborn për të vizituar Kosovën./arbresh.info/
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...
Tahiri thotë se Kurti kishte mundësinë ta zgjidhë presidenti...
Gërvalla takon Palatovën, në fokus reformat në drejtësi
Kurti me mesazh mbështetjeje për FFK-në dhe Kombëtaren e Kos...