Gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të të zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë po vazhdojnë edhe sot skaj Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, por nuk ka ende gjetje të mbetjeve mortore deri më tash.
Kështu deklaroi kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenkë Gjetaj për Kosovapress. Gjetaj tha se germimet janë afër përfundimit dhe për rezultatet përfundimtare do të njoftohet opinioni ditëve në vijim.
“Gërmimet tek Rektorati po vazhdojnë, për rezultatet përfundimtare do ta njoftojmë opinionin zyrtarisht pas përfundimit të këtyre gërmimeve. Deri më tash nuk ka ndonjë dyshim për ndonjë të gjetur, punimet ndoshta përfundojnë sot, gërmimet janë afër përfundimit, por kjo varet prej rrethanave që krijohen në terren”, theksoi Gjetaj.
Ditë më parë është gërmuar edhe në dy lokacione tjera në ambientet e kampusit universitar, por pa rezultate. Gërmimet në oborrin e UP-së në Prishtinë kishin filluar më 13 korrik.
Drejtues të këtij komisioni kanë lutur të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informatë për ndonjë lokacion t’i ofrojnë institucioneve relevante.

Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...