Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike, Bajram Gecaj i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova dhe me stafin kanë vizituar stacionin policor të Istogut.
Të lartë cekurit janë pritur nga N/ Kolonel Veton Elshani, Z/ Drejtor Rajonal i Policisë DRP-Pejë dhe Kapiten Enver Gashi, Komandant i Stacionit Policor Istog.
Të pranishmit janë njoftuar me situatën në të cilën jemi duke u përballur me pandeminë COVID 19 dhe angazhimet e PK-së për zbatimin e Urdhrave Operativ të PK-së dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
Ndërsa të pranishmit rreth gjendjes së situatës në nivel Rajonal i ka njoftuar Z/ Drejtori Rajonal i DRP-Pejë, N/ Kolonel Veton Elshani.
Në orët e pasdites poashtu zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Bajram Gecaj, ka vizituar edhe Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Pejë.
Ky është pritë në takim nga Drejtori Rajonal i Policisë në Pejë Kolonel Sami Shabanaj, si dhe nga Shefi i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor Kapiten Teki Sylaj. Në takim është diskutuar rrjedha e punëve ditore por edhe angazhimi i pa lodhshëm i Policisë së Kosovës në implementim të Urdhrit Operativ për Parandalim të Pandemisë COVID-19, si dhe implementimi i Vendimeve të Qeverisë. Gjë për të cilin zëvendësministri shprehi mirënjohje të larta për e punën e Policisë së Kosovës në këto angazhime./arbresh.info
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...