Gecaj: Vetëm Shpend Ahmeti mund ta rimëkëmbë Vetëvendosjen

21:45 | 12 Prill 2016
M. A.

Anëtarët e Fraksion +, Fatos Aliu e Arben Gecaj, kanë thënë në KTV se si grupim i tillë kanë arritur objektivat e tyre dhe se nuk ka kuptim të vazhdohet në këtë mënyrë, andaj deri në fund të muajit prill apo në fillim të muajit maj do të dalin me një qëndrim zyrtar.

“Kemi biseduar me subjektet e tjera dhe jemi duke i shqyrtuar mundësitë tonë”, ka thënë Aliu, duke shtuar se i vetmi subjekt që nuk do të bashkëpunonin me të është Vetëvendosja e tanishme, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër, Gecaj ka folur edhe për një rimëkëmbje të mundshme të Vetëvendosjes, e cila, sipas tij, mund të bëhet vetëm nëpërmes kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Shpendi reflekton një lloj sigurie dhe qytetari i Kosovës ka nevojë për këtë”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale