Është përfolur se është e mundur që të arrihet një marrëveshje-pako për Ushtrinë, Asociacionin dhe për rikthimin e Listës Serbe në Kuvend për ta votuar Demarkacionin.
E gjithë kjo po përflitet të ndodh pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi.
Në këtë mënyrë shumë shpejt do ishte e mundur që Kosova të zgjedh problemin për 3 çështjet të cilat janë mjaftë të rëndësishme dhe nuk po lënë Kosovën të ecin para.
Mirëpo, një gjë të tillë e mohon Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa duke i quajtur këto spekulime të mediave dhe duke mos dhënë më shumë sqarime në lidhje me këtë.
“Këto çështje nuk kanë kurrfarë përgjigje. Kjo është vetëm çka është folur dhe është spekuluar në media. Sa na përket neve, këto çështje nuk ndërlidhen bashkë”, ka thënë shkurt ai për Indeksonline.
Duke mos dashur të zgjas shumë ai ka folur shkurt edhe për Demarkacionin. Sipas tij, Demarkacioni nuk do kthehet në Kuvend pa i siguruar ata 80 vota.
“Demarkacioni është lënë se ende nuk i kemi siguruar 80 vota”, ka shtuar Bajrami.
Ndryshe, tashmë Lista Serbe ka konfirmuar se do kthehet në Institucionet e Kosovës, mirëpo sipas tyre kjo gjë po bëhet për ta kundërshtuar Ushtrinë e Kosovës. Në anën tjetër, nuk dihet nëse ata do e votojnë Demarkacionin apo jo.
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...