Ish zëvendës ministri i pushtetit lokal Bajram Gecaj nga radhët e LDK-së përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka komentuar koalicionin nga tri partitë PDK, AAK dhe Nisma për Kosovën.
Ai ka thënë se Proletarë të bashkuar, këtë herë qytetari përfundimisht do tu japë fytyrës atë grushtin tuaj komunist e t’ju hedh në grumbullin e plehrave të historisë, atje ku u dërgua i tërë komunizmi evropian në fillimin e viteve nëntëdhjeta.
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë
I BASHKOJ FRIKA NGA NDËSHKIMI
RANË MASKAT: MARKSISTËT-LENINISTËT (LPK-istët) U RIBASHKUAN
Ata të cilët dje tradhtuan kauzën e përbashkët në LAN (LVAN), për hir të kolltukëve individualë, sot tradhtuan edhe elektoratin e tyre për të njëjtën. Proletarë të bashkuar, këtë herë qytetari përfundimisht do tu japë fytyrës atë grushtin tuaj komunist e t’ju hedh në grumbullin e plehrave të historisë, atje ku u dërgua i tërë komunizmi evropian në fillimin e viteve nëntëdhjeta. Veprimet tona të fundit domethënëse, dinjitoze e kualitative, si dhe bashkimi i forcave progresive kundër atyre te territ, duket tu ketë futur seriozisht frikën në palcë keqbërëseve të uritur për rikthim të pushtetit të krimit. Bashkimi i forcave të errëta nuk ju shpëton dot jo. Do të mbeteni përfundimisht relikt i historisë./Arbresh.info/
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...