Zëvendëskryeministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj është i mendimit që duhet përjashtuar nga LDK, bashkëpartiaku i tij, Shpejtim Bulliqi.
Ai në një emisionin të RTV Dukagjinit, tha se Bulliqi e ka keqpërdor elektoratin e LDK-së, deri sa në Këshillin e Përgjithshëm të këtij subjekti, nuk votoi kundër këtij demarkimi.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka larguar asnjë herë asnjë individë, zakonisht janë larguar vetë nga kjo parti. Pra, kjo do të përbënte një precedent për LDK-në. Se a janë të gatshme organet e partisë ta bëjnë këtë, unë nuk mund të ta them, por unë personalisht do ta bëja”, tha ai.
Këshilltari i Kryeministrit më tej, tha se AAK e ka vet fajin që tani nuk është në qeverisje, duke aluduar në insistimin që në kohën e VLAN-it, ta ketë kryeministrin.
Gecaj foli edhe për vijat e kuqe të subjektit të tij, duke thënë se të tilla nuk ka as për Vetëvendosjen.
“100% s’kam dyshim, sepse Shpend Ahmeti nuk ka arrit asnjë premtim të tij ta materializoj, përpos atyre kunjave dhe kifleve. Absolutisht asgjë tjetër.”
Por, kryetarin e Prishtinës që vjen nga radhët e VV-së, Shpend Ahmetin është i bindur se do ta mposht kandidati i LDK-së në zgjedhjet lokale.
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...