Ka mbi dy vite që opozita lufton Qeverinë dhe Kryeministrin Mustafa me të gjitha metodat e mundshme, të lejuara e të palejuara, thotë zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal – Bajram Gecaj.
“Duke përdorë një pjesë të mediave, ata mohojnë bash gjithçkafen! “Kjo dëshmon se sa smirëzi janë një kategori e njerëzve dhe media e tyre! I vetmi shqetësim është pozita dhe përfitimet personale”, ka shkruar Gecaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Ai shton se Suksesi i tjetrit nuk zvogëlohet duke mos e pranuar atë, aq më pak duke e luftuar.
“E shihni pra, fjalitë në thonjëza janë thënë sot mu nga zëdhënësi Nitaj, duke ju referuar kështu një ftese të liderit të tyre në Washington. Por fjalitë u kthehen në bumerang, pasi që janë mu ata të cilët po bëjnë gjithçka për të ardhë në ato “pozita”.
“Nuk është kushedi çfarë “suksesi” marrja e ftesës”, ka përfunduar Gecaj.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...