Zv/ministri në detyrë dhe këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj ka falënderuar elektoratin e LDK-së por njëkohësisht edhe e ka ngushëlluar.
Ai thotë se kjo nuk është fundi i “luftës”, por vetëm i një “beteje”, prandaj ju lus që rezultati mos t’u dekurajoi, pa marrë parasysh sa zhgënjyes mund të jetë për secilin prej nesh.
Ky është qëndrimi i tij i dhënë përmes facebook-ut:
Të dashur dhe shumë të respektuar përkrahës të cilët keni votuar LDK-në dhe mua personalisht. Ju falënderoi nga thellësia e zemrës pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar.
Ishit të mrekullueshëm gjatë fushatës zgjedhore dhe besoj fuqishëm se do të jeni të tillë edhe në të ardhmen e afërt.
Kjo nuk është fundi i “luftës”, por vetëm i një “beteje”, prandaj ju lus që rezultati mos t’u dekurajoi, pa marrë parasysh sa zhgënjyes mund të jetë për secilin prej nesh.
Është kjo një porosi e elektoratit të cilën duhet ta respektojmë, studiojmë, dëgjojmë dhe të veprojmë e të sillemi në përputhshmëri me te.
Na priftë e mbara në ditët dhe vitet e ardhme. Zoti e bekoftë LDK-në – Zoti e bekoftë Kosovën.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...