Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj i LDK’së, e ka quajtur ‘bisht i sakicës’ kandidatin për kryetar të Podujevës nga radhët e VV’së, Shpejtim Bulliqin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj i ka quajtur Vetëvendosjen demagogë që pranojnë këdo që iu afrohet.
Kjo për shkak se Shpejtim Bulliqi ishte pjesë e LDK’së deri vonë, ndërsa sot kandidon për kryetar të Podujevës nga radhët e VV’së. Njëkohësisht është kundërkandidati kryesor i Rudarit të LDK’së.
Tutje, Gecaj kur ka folur për Bulliqin e ka quajtur “bisht i sakicës”, i cili ka kaluar nga një parti në tjetrën.
“Demagogët e LVV-së flasin pēr gjenerata të reja, ndërsa pranojnë bash kushdo t’u ofrohet. I “riu” 52-vjeçar Shpejtim Bulliqi (bishti i sakicës) tanimë ka provuar edhe shpirtin e tij sportiv të salltove nga një parti në tjetrën! ”, shkruan Gecaj./arbresh.info/
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...