Gazetari Nebi Qena është emëruar zv/drejtor për video në SHBA në gjigantin mediatik, agjencinë botërore të lajmeve, Associated Press. Në një letër për stafin, drejtori i lajmeve për SHBA, Josh Hoffner ka lavdëruar punën e Qenës.
Qena ka punuar në Radio Televizionin e Kosovës, ku ka qenë edhe kryeredaktor i mediumit publik. Po ashtu ka punuar edhe në gazetën “Koha Ditore”.
Ai ka shërbyer në disa role udhëheqëse duke përfshirë në Evropë, Jeruzalem, dhe tani është i vendosur në Washington DC të SHBA-së.
“Ai ka shkëlqyer në çdo rol që ka mbajtur — shumë prej tyre në kushte jashtëzakonisht sfiduese: ka qenë producent i lartë për Izraelin, Gazën dhe Bregun Perëndimor; menaxher i fundjavës për SHBA-në; korrespondent dhe producent në Kosovë; si dhe ka pasur disa angazhime në Ukrainë gjatë konfliktit të vitit 2014 dhe së fundmi gjatë luftës atje. Kohët e fundit, ai ka shërbyer si zëvendës i përkohshëm në SHBA, duke udhëhequr mbulimin e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme, si zjarret në Los Angeles dhe sulmet terroriste në New Orleans. Ai pati një ndikim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, dhe jemi të entuziazmuar që do të marrë përsipër këtë sfidë të re”, ka shkruar ai.
Qena për këtë arritje ka marrë urime nga kolegë nga Kosova.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...