Donat Syla është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kanada, me vendim të presidentit Hashim Thaçi, që është marrë me datën 8 mars të vitit 2018.
Menjëherë pas këtij vendimi, të cilin e ka siguruar Periskopi, presidenti Thaçi ka obliguar Ministrinë e Punëve të Jashtme që të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për të zbatuar Dekretin e lëshuar nga presidenca.
Donat Syla ka qenë edhe profesor në Fakultetin e Filologjisë-Dega e Gazetarisë, dhe në Radio Televizionin Publik të Kosovës(RTK) ka qenë autor i emisionit ‘Target’.
Hapja e Konsullatës se Kosovës ne Toronto pason pas vizitës se një delegacioni te rëndësishëm të Kosovës qe drejtohej nga zv.Kryeministri Dardan Gashi në Kanada.
Në Toronto është e koncentruar diaspora me e madhe e shqiptarëve në Kanada.
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje