Gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile kërkojnë më shumë zbatim të ligjit

08:20 | 23 Qershor 2023
Gita

Sot shënohet Dita Botërore e Sinjalizuesve. Sinjalizimi është i rregulluar me ligj edhe në vendin tonë.

Në Kosovës, çështja e sinjalizimit është e rregulluar me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. “Qëllimi i këtij ligji është mundësimi i sinjalizimit të shkeljeve në sektorin publik dhe privat si dhe mbrojtja e sinjalizuesve”, thuhet në nenin 1 të ligjit. Sinjalizimi mund të jetë i brendshëm, i jashtëm dhe publik. Ky i fundit mundëson sinjalizimin edhe nëpërmjet mediave, çka mundëson luftimin e dukurive të kundërligjshme dhe të bërit gazetari.

Gazetarja Ardiana Thaqi-Mehmeti, ka vlerësime pozitive për ligjin. Ajo tregon për RadioKosovën disa nga hulumtimet kryesore të realizuara, në të cilat burim i informacionit kanë qenë sinjalizuesit.

“Shumicën e temave tëmëdha që kanë pasur të bëjnë me keqpërdorimet brenda institucioneve shtetërore kanë ardhur pikërisht nga sinjalizuesit. Një rast sinjalizimi ka qenë nga Aeroporti i Prishtinës, ku në fakt kam raportuar për Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror dhe për dy vite kam zbuluiar afera të ndryshme. Kam pasur sinjale tëmëdha për parregullësi edhe nga brenda Telekomi i Kosovës. Një temë tjetër që kam punuar fal sinjalizuesëve ka qenë edhe ajo për punësimet brenda Bankës Qendrore të Kosovës. Tash, sëfundmi e kemi pasur në Kiks Kosova, ku edhe kemi zbuluar një incident ajoror i cili ishte tentuar të mbahej i fshehtë pikërisht nga agjencitë që e monitorojnë dhe menaxhojnë hapësirën ajrore të Kosovës. Pas publikimi të këtij rasti hetimet vecse kanë filluar dhe janë drej përfundimit”, tha ajo.

Gazetarja Thaqi-Mehmeti thotë se efektet e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve do të mund të ishin edhe më të mëdha nëse do të funksiononte më mirë sinjalizimi brenda institucioneve. E, meqë kjo formë sinjalizimi nuk është mjaftë efektive, ajo thotë se sinjalizuesit cdo ditë e më shumë po zgjedhin mediat për të sinjalizuar parregullësi.

“Sinjalizimi përmes mediave është gjithnjë më efektiv se sa sinjalizimi që është përbrenda institicioneve, për faktin se njerëzit që janë të vendosur si përgjegjës për t’i grumbulluar këto sinjale ndodhë të mos e kryejnë punën si duhet apo të jenë të afërt me drejtuesit e institucionit ose ndërmarrjes ku punojnë. Andaj edhe kur një informacion bëhet publik përmes medias zakonisht zgjidhet deri diku. Fakti se del në media ia jep njëfarë presioni institucionit tëcilëët duhet me e zgjidhe atë problem. Unë po flas këtë, nisur edhe nga ajo se ne kemi raportuar në dy vitet e fundit me “Kiks Kosova” shumë probleme apo sinjale që na kanë ardhur brenda institucioneve, e të cilat edhe janë zgjidhur”, tha ajo.

Getarbë Mulliqi-Bojaj, drejtoreshë ekzekutive në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, thotëse bazuar në një hulumtim të realizuar vitin ekaluar, gazetarët thonë se ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve është mjaftë i mirë, por nuk zbatohet sa duhet.

Gazetarë e pjesëtarë të shoqërisëcivile kërkojnë më shumë zbatim të ligjit për sinjalizimin, pasi thonë se është njëmekanizëm i mirë për bërjen publike të parregullësive dhe luftimin e dukurive të kundërligjshme.

“Sipas hulumtimeve tona, në Kosovë mund të thuhet se ka mjaftë raste të aferave që janë zbuluar nëpërmjet sinjalizuesëve. Gazetarët thonë se nuk ndihen të frikësuar që t’i përdorin informatat që pranojnë nga sinjalizuesit. Mirëpo, për fatin e keq sinjalizuesit vazhdojnë të mos ndjehen të sigurt që publikisht në media t’i raportojnë shkeljet për të cilat kanë njohuri”, tha ajo.

Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesëve është mekanizëm efektiv për luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve tjera, thotë Albana Hasani nga Lëvizja Fol. Por, sipas saj, në praktikë ka sfida për zbatimin e ligjit.

“Sfidë vazhdon tëmbetet mungesa e njohurive të punëtorëve si të sektorit publik ashtu edhe të atij privat, për termin sinjalizim dhe për benefitet që ofron sinjalizimi dhe raportimi i keqpërdorimeve brenda institucionit. Pastaj për procedurat e sinjalizimit. Ligji në vete ka mjaftë zbrazti ligjore pasi ka paraparë disa qështje që janë vështirë të realizueshme në praktikë, si shembull kjo qështja e konfidencialitetit të sinjalizimeve”, tha ajo.

Hasani thotë se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, e cila ka përgjegjësi për sinjalizimin, nuk po bënë punën aq mirë sa duhet.

“APK-ja do të duhet të bënte më shumë në vetëdijësimin e institicioneve dhe punëtorëve për rolin e sinjalizimit dhe procedurat. Gjatë hulumtimeve që kemi pasur, në lidhje me institucionet që kanë caktuar zyrtarët përgjegjës për sinjalizim, shumica prej tyre nuk ishin të informuar se cka është sinjalizimi, e në disa raste e kanë ngatërruar këtë me sinjalistikën rrugore. Në shumë raste, kur i kemi pyetur a e keni caktuar zyrtarin për sinjalizim, na kanë thënë si po doni me e ditë këtë cështje konfidenciale”, thotë ajo.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, në një aktivitet tëLëvizjes Fol, tha se po bëjnë hapa konkret për promovimin e sinjalizimit.

“Ne, tashmë kemi zhvilluar disa materiale promovuese për ligjin, të cilat janëtransmetuar në RTK. Pastaj, kemi lobuarshumë që të përmbyllet korniza nënligjore sa i përket ligjit për sinjalizimin. Janë dy aktet e fundit: Udhëzuesi për hetimin administrativ antikorrupsionit dhe Udhëzuesi për mbrojtjen e sinjalizuesëve të cilët janë në fazën finale të zhvillimit”, tha ai.

Para miraimit të ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesëve në vitin 2018, Kosova kishte një ligj për mbrojtjen e informatorëve.