Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në fjalimin e mbajtur në seancën e Kuvendit ka kërkuar që ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo të jep dorëheqje deri sa organet e drejtësisë të vendosin për akuzat që i janë bërë atij.
“Kërkojmë politikisht sot ministër që ti para neve me thënë që unë dorëhiqem deri sa organet e drejtësisë të ju shpallin fajtor apo jo fajtor”, ka thënë ajo.
Ajo madje ka thënë se nuk ka nevojë që gjatë debatit të përmenden familjarët.
“Çka ka nevojë me hy këtu baba, nona e tezja këtu është e qartë 20 qytetarë kanë dhënë dëshmi për ministrin në fjalë. Në bazë të kushtetutës është thirr një interpelancë”, ka pohuar Gaxherri.
“Çka është sot ky debat që ne mi shqetësu qytetarët që kanë bë padi. Nëse vërtetë ministri është i pafajshëm duhet me gjet përgjegjësi me dal para neve. Duhesh me dal me thënë po unë tërhiqem. Secili duhet të bëhet model dhe me dal me u tërhjek”, ka thënë ajo.
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin