Pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare që e lidhin Kosovën me vendet e rajonit, vazhdojnë të jenë të gjata.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në përditësimin e fundit të të dhënave pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë, shkruan Arbresh.info.
Në këtë pikë kufitare, bashkatdhetarët për të hyrë në Kosovë po presin deri 1 orë e 20 minuta ndërsa për të dal nga vendi deri 1 orë e 40 minuta.
Pritje ka edhe në pikën tjetër kufitare në Muçibabë, ku për të hyrë në Kosovë mërgimtarët po presin deri në 30 minuta, ndërsa për të dal deri 1 orë.
Kurse, në Merdarë mërgimtarët po presin deri në 30 minuta për të hyrë në vend.
Pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...