Në orët e para të 7 korrikut të këtij viti, vdiq 27 vjeçari Agon Zejnullahu pasi u arrestua nga policia në qendër të Lipjanit.
Pak orë pas rastit, video të xhiruara nga momenti i arrestimit të Zejnullahut janë publikuar në media, duke nxitur reagim të shumta.
Për këtë në pranga u vunë 5 zyrtarë policor, të cilët për disa ditë qëndruan nën masën e paraburgimit.
Gjithsesi, familja e tij dhe organet vendimmarrëse janë në pritje të raportit të obduksionit por edhe pas pesë muajsh, ai nuk ka dal akoma.
Familja e 27 vjecarit po thonë se nuk kanë pranuar asnjë informacion për rastin.
“Jo ende asnjë përgjigjje nuk kemi, tani kur u bën 5 muaj. Jemi ende në terr total, duke mos marrë asnjë informacion nga institucionet”, ka thënë Alban Fejzullahu- Vëllau i Agon Fejzullahut.
Dukagjini ka provuar të marr një përgjigje nga Prokuroria themelore në Prishtinë e nga Instituti i Mjeksisë Ligjore, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkohë, njohës të ligjit po thonë se në raste të tilla duhet të kishte efiksitet nga institucionet përgjegjëse.
“Kosova e ka një precedent të hidhur sa i përket obduksioneve ruajtjes së dëshmisë, djegies së instituteve të cilat janë kompetente për ruajtjen e provave pastaj nuk është vetëm ky rast, kemi raste të hidhura nga precedenti i hidhur në Kosovë, sic është rasti i vjedhjes së kokainës në dhomën e dëshmisë së Policisë, vetëvrasje e drejtorit të AKP-së, kemi shumë raste që nuk janë zbardhur..”, ka thënë Musa Damati – Avokat.
“Ka vonesa në nxjerrjen e ekspertizave kjo nga fakti se thuhet se kanë mungesë të stafit dhe në pothuajse të gjitha rastet ka vonesa të tilla, në nxjerrjen e këtyre ekspertizave dhe problemi i dytë që qëndron në praktikë kur palët nuk trajtohen me këtë ekspertizë dhe kërkohet super ekpertizë e që kjo kërkohet jashtë shtetit të Kosovës..”, ka thënë Florim Shefqeti – Avokat.
5 zyrtarët policor të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” janë liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Apelit vetëm pak ditë, pasi iu shqiptua kjo masë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.
Reagime për rastin kishte pasur edhe nga përfaqësues institucionalë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të cilët kërkuan hetim të shpejtë e të drejtë lidhur me rastin.
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë