Ministri në detyrë i Sportit dhe kandidati për deputetë nga PDK-ja, Kujtim Gashi ka mohuar që Kadri Veselit ë ketë përdorur përfaqësuesen e Kosovës në futboll për fushatë elektorale.
Gashi në RTV Dukagjini, ka thënë se prania e Veselit në takim me lojtarët ishte një motivim për ta dhe Federatën.
“Kjo bazohet në faktin se kryetari Veseli është mbështetës i madh i sportit në Kosovë dhe padyshim se të gjitha sukseset, rezultatet dhe të arriturat në sport kanë qenë edhe meritë e tij pasi edhe mua si Ministër i Sportit më ka mbështetur për ngritjen e buxhetit të sportit në Kosovë, por në veçanti ka mbështetur Përfaqësuesen e Futbollit të Kosovës duke iu dhënë mbështetje dhe përkrahje atyre”.
Kandidati për deputetë nga PDK-ja ka thënë se Veseli edhe ne Bullgari ka mbështetur kombëtaren dhe i ka vizituar atje.
“Nuk bëhet fushatë me 12 lojtarë, pasi një pjesë e tyre madje nuk i kanë as familjarët në Kosovë”.
Gashi thotë se nuk bëhet fjalë për fushatë por Veseli ka motivuar lojtarët e Kosovës.
“Veseli tashmë ka krijuar një miqësi me lojtarët e Kosovës pasi i ka vizituar ata shpesh edhe gjatë stërvitjeve madje ka qenë edhe në darkë bashkë me ta”, tha ndër të tjera Kujtim Gashi.
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare